Sporti

Ja si votoi Shqipëria për “Topin e Artë”

10/30/2023 23:53
nga:L J

Ceremonia e sotme në Paris ka dekretuar Lionel Mesin si fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2023, të 8-in në karrierën e tij. Njëkohësisht, në këtë ceremoni është dhënë edhe trofeu “Yasin” për portierin më të mirë të vitit.

Të dy këto çmime janë vendosur me votat e gazetarëve sportivë ndërkombëtarë dhe për Shqipërinë, votuesi për këto trofe ka qenë si zakonisht gazetari i mirënjohur Besnik Dizdari.

“Panorma Sport” ju tregon në vijim votimin e Dizdarit për këtë edicion.

“TOPI I ARTË”

1. Lionel MESSI
2. Erling HAALAND
3. Kilian MBAPPE
4. Julian ALVAREZ
5. RODRI

TROFEU “YASIN”

1. EDERSON
2. Emiliano MARTINEZ
3. Marc-Andre TER STEGEN