Sporti

Messi kujton Maradonan pasi fitoi Topin e Artë: Kudo që të jeni, kjo është edhe për ju

10/30/2023 22:52
nga:L J

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi ka fituar çmimin më të mirë individual në botën e futbollit, Topin e Artë.

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ 2023, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në stinorin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai pasi fitoi Topin e Artë u shpreh shumë i lumtur me arritjen, teksa falënderoi edhe bashkëlojtarët e Argjentinës, teksa kishte disa fjalë edhe për legjendën e futbollit, tashmë të ndjerin, Maradona.

“Jam krenar që nuk kam pushuar së provuari. Kupa e Botës ishte e vetmja gjë që më kishte mbetur.”

“Ky çmim vjen krah për krah me atë që është arritur me skuadrën e Argjentinës. Kjo është një dhuratë për lojtarët, stafin trajner dhe të gjithë njerëzit në Argjentinë.”

“Kudo që të jeni, kjo është edhe për ju. Gëzuar ditëlindjen, Diego Maradona”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport