Lajme

Agusholli: Jemi në pozitë shumë të volitshme për heqjen e sanksioneve!

10/30/2023 17:22
nga:Genita C

Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje.

Agusholli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, shteti serb duhet të përballet me sanksione dhe ndëshime, pasi Kosova është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen bazike.

“Kryeministri Kurti në takimin e fundit me liderët evropianë u tregua i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen bazike, por që Serbia refuzoj. Ata nuk janë të interesuar për asnjë lloj marrëveshje, këtë e ka kuptuar edhe bashkësia ndërkombëtare, në këtë rast Serbia duhet të përballet me sanskione e ndëshkime”, tha Agusholli.

Sa i përket heqjes së masave ndëshkuese të Kosovës, Agusholli shton se vendi ynë është në pozitë të volitshmë sepse është konstruktive.

“Kosova është në pozitë shumë të volitshme sepse është konstruktive dhe e gatshme për marrëveshje”, tha Agusholli për GazetaBlic.

“Serbia edhe Kosova janë të obliguara të jetësojnë dakordimet e tyre”