Sporti

Tifozët e Messit të “çmendur”, e presin me këngë yllin argjentinas disa orë para se të fillojë ceremonia e Topit të Artë

10/30/2023 16:51
nga:Lorik J

Lionel Messi pritet ta fitojë çmimin e Topit të Artë këtë edicion.

Messi fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës, çmimin të cilin ai e ëndërroi në të gjithë karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sonte, në Paris do mbahet ceremonia e Topit të Artë nga ora 20:00, teksa tifozët tani kanë filluar të mblidhen para eventit.

Disa tifozë të Messit duket se kanë shkuar heret tek vendi ku do mbahet gala dhe ata kanë filluar këngët për yllin e futbollit.

Ja pamjet: