Lajme

Ende po vazhdon bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së

10/30/2023 16:22
nga:N K

Po bëhen gati afro 7 orë që kur ka nisur bastisja në shtëpinë e Bashkim Smakaj, ish-shef i AKI-së.

Nga pamjet, pranë shtëpisë së tij shihen patrulla të policisë së Kosovës e të EULEX-it.

Avokati i Smakajt, Artan Qerkini nuk ka dhënë detaje se për çka bëhet fjalë, vetëm ka konfirmuar se ka pranuar një urdhër nga Gjykata Speciale për një bastisje të tillë.

Përveç vendbanimit të Smakajt, është bastisur edhe banesa e ish-këshilltarit tjetër të Thaçit, Blerim Shala.

Muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit, Adil Behramajt.