Lajme

“Serbia edhe Kosova janë të obliguara të jetësojnë dakordimet e tyre”

10/30/2023 16:10
nga:G C

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku thotë se kërkesa e kryeministrit Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes bazike është veprim normal juridiko-politik.

Maloku në një prononcim për GazetaBlic thekson se, vendosja e nënshkrimit në letrën e pajtimit, e fuqizon vullnetin për ta jetësuar atë.

“Pa komentuar rimën që është në diskursin politik të kryeministrit Kurti, konsiderojë që kërkesa e përqendrimi i tij tek nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike me gjitha dokumentet tjera përcjellëse, që kanë ndodhur mes Kosovës e Serbisë, është veprim normal juridiko-politik. Vendosja e nënshkrimit në letrën e pajtimit, e fuqizon vullnetin për ta jetësuar atë”, tha Maloku.

Tutje, Maloku shtoi se si Serbia ashtu edhe Kosova janë të obliguara të jetësojnë dakordimet e tyre,

“Edhe pse, nëse ndërmjetësi i bisedimeve e ka cilësuar se palët janë pajtuar në Bruksel e Ohër, siç e ka bërë, pa vendosur zyrtarisht nënshkrimet në letër, por që i janë obliguar letrës, kjo nuk i largon nga detyrimet për të jetësuar atë për çfarë kanë dhënë dakordimin e tyre. Pra, edhe Serbia edhe Kosova janë të obliguara të jetësojnë dakordimet e tyre. Pajtimi për Marrëveshjen Bazike është aty dhe obligimet për palët i kanë konfirmuar edhe treshja e madhe evropiane, presidenti Macron, kancelari Scholz e kryeministria Meloni në letrën e tyre të fundit pas takimit me krerët më të lartë shtetëror të Kosovës e Serbisë”, tha Maloku për GazetaBlic.

Pranimi i Asociacionit nga Kurti, Lekaj: Me ose pa dashje duhet të pranohet, por që askush s’ka dijeni çfarë po nënshkruhet