Lajme

Vizita e Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut nga aeroporti deri në Prishtinë deri në

10/30/2023 11:01
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të trafikut gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në njoftim thuhet se gjatë mesditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga aeroporti në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”