Lajme

Hezbollahu pretendon se rrëzoi një dron izraelit

10/29/2023 20:58
nga:Genita C

Hezbollahu tha se ka rrëzuar një dron të Izraelit në juglindje të Libanit.

Sipas tyre kjo u bë me një raketë tokë-ajër, e cila e rrëzoi atë brenda territorit izraelit, raporton Al Jazeera.

Droni u godit pranë Khiam, rreth 5 kilometra nga kufiri me Izraelin, thanë ata.

Dy burime sigurie në Liban deklaruan se ishte hera e parë që Hezbollahu kishte njoftuar rrëzimin e një droni izraelit.