Lajme

“Turp”/ Çitaku i reagon Çekut: Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin e vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi juaj

10/29/2023 14:57
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ministrit të kulturës, Hajrulla Çeku, i cili e quajti opozitën dyfytyrëshe për Asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur të turpshme, duke thënë se kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët.

Postimi i saj i plotë:

Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin.

Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët.

Turp.

Çeku godet opozitën: Dyfytyrësi, po na thonë e pranuat Asociacionin ata që e ratifikuan dy herë në Kuvend