Lajme

Qytetarët përkrahin minatorët grevistë, kërkojnë nga Qeveria t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre

10/29/2023 13:33
nga:G B

Greva e minatorëve të ” Trepçës” po vazhdon ende më të njëjtat kërkesa për përmismin e kushteve të punës.

Qytetaret e kryeqytetit thonë se kjo qeveria duhet të jetë ma me ndërgjeshmëri, sepse ky mos interesim i qeverisë, tregon mos interesim ndaj gjithë popullit, raporton EO

Jah Balaj, thotë së kërkesat e tyre janë shumë të drejta, duhet me i ndihmu e jo veç me deklarua ndihmuam kaq.

”Janë patjetër të drejta kërkesat e minatorëve, duhet me i pas parasysh kjo qeveri edhe të kaluarën minatorëve që kane vuajte shumë nëpër miniera dhe kushtet e vështira që kanë duhet me kanë ma e ndër gjëshme qeveria, jo më fjalë të thata po me vepra me vepru ndaj minatorëve, nuk është e natyrshme me dal para mediave sikur i kam pa nëpër media të ndryshme duke deklaruar jo ndihmuam kaq jo e jo kaq por duhet t’i plotësojmë kushte edhe t’ia dokumentojmë ato me argumente.”

Ndërsa në anën tjetër Sefer Dragusha, mendon që mos reagimi nga qeveria, është mos interesim edhe ndaj gjithë popullit.

”Katastrofë keq kjo nuk është veç kundër minatorëve, po ndaj gjithë popullit.”

Nezir Peci, thotë që kërkesat e tyre janë të drejta por jo në rrugë të drejtë, sipas tij aty nuk ka rregulle e as disiplinë.

”Minatorët kërkesat i kanë të drejta por jo në rrugë të drejtë, unë kam punuar në një repart të Trepçës ajo kohë kur unë kamë punuar ka pasur rregull disiplinë dhe prodhime tash në minierën ndërrohen kuadrat, a është profesionistë a është i kësaj partie a i asaj partie kryesisht aty nuk punohet.”