Lajme

Zëdhënësja e LDK-së: Minatorët janë në grevë që pesë ditë, të braktisur nga institucionet shtetërore

10/28/2023 20:10
nga:Sh R

“Ata (minatorët) janë në grevë që pesë ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Më tej ajo ka thënë se “derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban ligjërata për lidershipin ndërsa 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore”.

Sipas zëdhënës së LDK-së, “ky lider (Kurti) në realitet nuk po shfaqet në horizont?!”.

“Kërkesat për mirëqenie e dinjitet gjithmonë dhe gjithkund janë të drejta!”, ka përfunduar Zëdhënësja e LDK-së.

Postimi i plotë: