Lajme

Pritje vëllazërore për Haradinajn në Pukë, publikon pamje me presidentin Begaj

10/28/2023 18:01
nga:Sh R

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të hapjes së shkollës shqipe në truallin e të parëve të tij, në Iballë të Pukës.

Haradinajt me këtë rast i është bërë pritje vëllazërore në festën e 120-vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë, ku mori pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

“Pritje vëllazërore në festën e 120-vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë të Pukës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.