Sporti

Chelsea dështon në “Stamford Bridge” – Brentford merr pikët e plota në udhëtim

10/28/2023 15:26
nga:E K

Chelsea ka pësuar humbje të rëndë në “Stamford Bridge” ndaj Brentford.

Brentford arriti të arkëtojë 3 pikë në transfertë ndaj Bluve të Londrës duke fituar me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pinnock shënoi golin e parë në minutën e 58’ë me asistimin e Mbeumo.

Krejt në fund Mbeumo vulosi epilogun e takimit duke realizuar në minutën e 96’të

Me këtë humbje Chelsea mbetet në kuotën e 12 pikëve në pozitën e 11’të të tabelës së Premierligës.

/GazetaBlic Sport.