Lajme

Deputetja e AAK-së: Jotransparencë nga takimi i Brukselit për Asociacionin, jemi në terr informativ!

10/28/2023 10:34
nga:Y I

Pa ndonjë rezultat, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një takim në kuadër të dialogut, të enjten në Bruksel.

Sipas përfaqësuesve të BE-së, kjo ndodhi për shkak të kushtëzimeve që palët i vendosen njëra- tjetrës.

Nga opozita në Kosovë ky takim po vlerësohet si jotransparent.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Kurti nuk i ka informuar për asgjë.

“Po ashtu nuk kemi parë se çfarë po ndodh dje në Bruksel pasi Kurti nuk ka ardh, nuk na ka prezantuar asgjë, ka qenë një proces komplet jotransparent në raport me zhvillimet e fundit”, tha ajo.

Kadrijaj ka thënë se Kurti e ka obligim ligjor raportimin për procesin e dialogut.

“Po ashtu pas takimeve ne e kemi parë që Kurti nuk iu ka adresuar gazetarëve, dhe në bazë të asaj që nuk u adresua kemi ngel në një terr informativ edhe për mediumet, edhe për popullin, për qytetarët edhe për vet deputetët e Kosovës, gjë që nuk është e drejtë sepse e ka obligim ligjor, e ka obligim kushtetues që t’i përgjigjet Kuvendit dhe të ketë një transparencë për procesin e dialogut”, u shpreh ajo për Front Online.