Lajme

Gjashtë muaj burgim pasi e pranoi se nxiti urrejtje fetare në “TikTok”

10/28/2023 10:21
nga:Y I

Fiks një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit i është ngritur aktakuza, e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare.

Aktgjykimin dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi.

Kurti e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi.