Roerdi dhe Ensa mbyllen maratonën e gjatë të kërcimeve mbrëmjen e sotme të “Dancing With The Stars” me një super performancë që u shoqërua me duartrokitje nga publiku dhe emocione të shumta.
Olta Gixhari u prek shumë nga kontemporanja, derisa një moment nuk i mbajti lotët. Ajo e ndjeu shumë kërcimin dhe përgëzoi konkurrentin.
Valbona Selimllari: Ishte kontemporanja më e mirë që kam parë deri më sot. Ishte shumë emocionuese.
Ilir Shaqiri: Emocionuese për mua është puna jote në këto katër jave. Një rrjedhshmëri lëvizjesh…
Lori Bala: Kontemproanja e parë që jam pa fjalë.
Me kërcimin e tij të ndjerë, Roerdi arriti të marrë nga juria 36 pikë, më të lartat për sonte. Për të mbështetur dyshen, ndjekësit mund të votojnë në VIP8.