Në përfundim të seancës dëgjimore në Prokurorinë e Torinos, avokatët e Nicolo Zaniolo, Antonio Conte dhe Gianluca Tognozzi, theksuan se futbollisti i Aston Villa-s nuk ka asnjë lidhje me bastet.
Më tej ata theksojnë se Zaniolo pranoi faktin që kishte luajtur herë pas here poker, por sipas tyre nuk kishte vënë baste për ndeshje futbolli.
“Nicolo Zaniolo iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe nuk iu shmang asnjërës prej tyre, duke sqaruar pozicionin e tij. Nuk kishte asnjë provë që vërtetonte lidhjen e tij me mundësinë e pjesëmarrjes në baste në ndeshjet e futbollit. Ai pranoi se kishte luajtur herë pas here poker dhe blackjack në platforma të paligjshme dhe sqaroi se ai kurrë nuk u ishte nënshtruar kërcënimeve. Ne jemi të bindur se çështja ligjore e klientit tonë do të mbyllet së shpejti”-bëjnë me dije avokatët e sulmuesit.


