Nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm.
Girona është surpriza më e bukur e kampionatit spanjoll, dhe jo vetëm.Vetëm pak orë përpara “El Clasico-s”, skuadra e Michel merr kryesimin e La Liga-s pas suksesit minimal 1-0 ndaj Celta Vigo-s në takimin e parë të javës së 11-të.
Vendasit diktuan ritmin dhe e dominuan kundërshtarin, me rastet që nuk munguan.
Gutierrez dhe Yan Couto ishin maksimalisht të rrezikshëm në pjesën e dytë, por goli erdhi në kohën shtesë, me Yangel Herrera-n që realizoi në minutën e 90+1’.
Pas këtij këtij suksesi, Girona merr kreun me 28-të pikë, tre më shumë se Real Madrid dhe katër më shumë se Barcelona, ndërsa Celta Vigo nuk del dot nga kriza dhe mbetet me gjashtë pikëve, në vendin e 18-të.


