Sporti

Euro 2024: 20 milionë kërkesa për bileta në fazën e parë të shitjes

10/27/2023 18:13
nga:Mergim Rreci

UEFA njoftoi, në një deklaratë, se deri këtë të enjte, ditën në të cilën përfundoi faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjet e Euro 2024, janë pranuar më shumë se 20 milionë kërkesa për bileta.

Në këtë fazë të parë, organi drejtues i futbollit europian vuri në dispozicion 1.2 milionë bileta, me çmime që nisin nga 30 euro, për kompeticionin, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA raportoi se rreth 65% e kërkesave janë bërë nga tifozët në Gjermani, e ndjekur nga Anglia, Franca, Spanja dhe Austria. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Kina dhe Meksika ishin vendet jashtë Evropës me më shumë kërkesa. Ndeshja hapëse, dy takimet e tjera të fazës së grupeve me kombëtaren gjermane dhe finalja ishin ndeshjet që patën kërkesën më të madhe.

Kampionati Evropian i Futbollit 2024 do të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

/GazetaBlic Sport/