Forumi i Rinisë së LDK-së, dega në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në këtë komunë, ku kanë mbuluar emrat e bizneseve, të cilët janë të vendosur tek nënkalimi i qytetit.
Mbi emrat e bizneseve Forumi ka vendosur postera me monumentet historike të qytetit.
Sipas Forumit të Rinisë, në Ferizaj duhet të promovohen fenomenet unike që e karakterizojnë atë dhe jo kompanitë e dostave të kryetarit të Komunës.
“Qyteti ynë, qyteti i Ferizajt, njihet për fenomenet unike në europë e botë. Kisha e xhamia në një oborr, lumi i bifurkacionit, janë dukuri të rralla në botë, e pasuri e jashtëzakonshme e qytetit tonë. Mirëpo në Ferizaj nuk promovohen këto, në Ferizaj promovohen kompanitë e dostave të kryetarit të Komunës”, thuhet në statusin e këtij forumi në Facebook.


