Mbrëmë në Pallatin e Rinisë, për herë të parë është mbajtur Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.
Edicioni i parë zyrtar nisi në orën 21:00 dhe gjithçka ka qenë në mënyrë madhështore, pasi mysafirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, janë pritur në tapet të kuq.
Në natën e parë të këtij edicioni performuan artistë si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip” Ermal Demiri “Merr” Auron Deva “Çmimi i dashnisë” Ariela Krasniqi “Emri grua” La Fazani “Oj Kosovë”dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.
Performancë unike dhuroi këngëtarja Dafina Zeqiri e cila është paraqitur me hitin e saj “Veç ti”.
View this post on Instagram