Sporti

Brahim Diaz pritet të largohet nga Spanja, po kërkohet në Angli

10/27/2023 08:18
nga:E K

Mesfushori Brahim Diaz u rikthye këtë verë të luajë me ekipi e Real Madrid, që ka kartonin e lojtarit.

Gjithsesi, spanjolli me prejardhje nga Maroku nuk po ndihet shumë komod, pasi më së shumti ka ngrohur stolin dhe është aktivizuar si zëvendësues (9 ndeshje e 1 gol).

Diaz ka një kontratë deri në vitin 2027 me “Los Blankos”, por ditët e fundit është përfolur për një largim të tij nga Madridi. Madje kjo gjë mund të ndodhë që në janar.

Një nga destinacionit ishte Milani, por duket se për 24-vjeçarin janë interesuar edhe dy ekipe nga Anglia.

Bëhet fjalë për Aston Villa dhe West Ham, që kanë shfaqur interes për Brahim Diaz.

Kostoja e këtij transferimi është 20 milionë euro, ndërkohë që mund të ndodhë edhe një huazim me te drejtë blerjeje.