Lajme

Kurti: Pavarësisht ftesës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit

10/26/2023 21:34
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se pavarësisht festës së tij, Serbia ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftit e 21 tetorit.

Kurti, ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar një letër anësore që do të anulonte tri parime të marrëveshjen themelore, Aneksin dhe propozimin e 21 tetorit.

“Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të Agrmt Themelore, Aneksin dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka shkruar Kurti në “X”.

Kurti, ka kërkuar që pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë është parësore.

“Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë së ?? është parësore, siç është mbajtja e Serbisë përgjegjëse. Kosova ka pranuar/miratuar Marrëveshjen Themelore dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin ???? të 21 tetorit”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, kryeministri ka falënderuar krerët evropianë për përpjekjet e tyre në arritjen e një marrëveshje të normalizimit mes të dy palëve.

“Sot, u takova me Presidentin Macron, Kryeministrin Meloni, Kancelarin Scholz, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, HR/VP Borrell dhe SR Lajcak. I falënderova secilin prej tyre për përpjekjet e tyre. ?? ka miratuar Agrmt Bazë dhe Aneksin e tij, që është një vepër për Kosovën dhe BE-në”.