Lajme

Hamasi publikon emrat e mbi 7 mijë personave që thotë se janë vrarë në Gaza

10/26/2023 20:01
nga:Sh R

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka publikuar një listë të detajuar me 7 mijë e 28 persona që thotë se janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Dokumenti i cili është 212 faqe i gjatë, përmban ato që ministria thotë se janë emrat dhe moshat e secilës viktimë, shkruan BBC.

Lista përfshin 6 mijë 747 emra të regjistruar dhe i referohet 281 trupave të paidentifikuar.

Aty thuhet se janë vrarë 2 mijë 665 fëmijë, ku sipas tyre, shumica e trupave të paidentifikuar janë të fëmijëve.