Derisa në Bruksel po zhvillohen takime të rëndësishme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me kryeliderët e Evropës dhe nga Brukseli nuk po del asnjë informacion, një të tillë e ka dhënë “shefi i Komisionit Parlamentar për Kosovë” në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun.
Ai ka thënë se nuk beson se bisedimet e sotme kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
Drecun gjithashtu është shprehur se sipas informacioneve që ka, asnjë marrëveshje nuk është arritur por po tentohet të afrohen qëndrimet e palëve.
“Po kërkohet mundësia për të arritur një lloj progresi. Të pajtohemi për vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e një lloj marrëveshjeje dhe për ne është vetëm propozim për marrëveshje”, tha Drecun për Tanjugun.
Në anën tjetër, ende asnjëra nga palët zyrtare në Bruksel nuk ka zbardhur ndonjë detaj të vyeshëm nga takimet që po zhvillohen atje.


