Lajme

Rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

10/26/2023 16:40
nga:N K

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

Ishte gjyqtarja Flora Hajredinaj që rrëzoi kërkesën për përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës.

Kjo do të thotë që seanca do të vazhdojë normalisht me gjyqtaren Irena Gjoka, dy avokatet kryesisht dhe dy prokurorët.