Lajme

Pak para takimit në Bruksel, Lajçak: Nuk negociojmë në mënyrën “merre ose lëre”

10/26/2023 13:49
nga:Genita C

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka  thënë se nuk negociojnë në mënyren “merre ose lëre”.

Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se Lajçak tha se ka pritje të larta.

“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak.

Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes. I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëje”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë. “Ne nuk negociojme më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai për Kanal10.

Stano flet pak para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha për de-eskalim