Lajme

Deputetja e LDK-së, pushtetit: Po dëshironi shkarkimin e personave që nuk po iu dëgjojnë!

10/26/2023 11:02
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se LDK-ja nuk do të votojë për shkarkimin e bordit për miniera minerale, raporton GazetaBlic.

Rexhepi në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës theksoi se partia në pushtet nuk po dëshiron shkarkimin e këtij bordi për shkak të gabimeve që ata kanë bërë, por sipas saj, nuk i kanë dëgjuar.

“Shkarkimi këtij bordi është për shkak se nuk ju kanë dëgjuar, jo për shkak të defekteve apo gabimeve që i kanë bërë si bord. Ky shkarkim është i jashtëligjshëm”, tha Bunjaku-Rexhepi.

“Ata janë njerëz me kretibilitet, me njërëz profesionist nuk duhet të luhet. Kjo është keq-qeverisja juaj që vet emëroni dhe vet shkarkoni, jeni bë hor me borde e me njerëz që po i emëroni. Ata që po i emëroni dhe s’po ju dëgjojnë po i sjellni e po i shkarkoni”, tha tutje Bunjaku.