Sporti

Pepe vendosi një rekord të ri në Champions League

10/26/2023 10:34
nga:Lorik J

Porto fitoi 4-1 si mysafir ndaj Antwerpit në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, me mbrojtësin Pepe që vendosi një rekord të ri në kompeticionin më elitar të futbollit evropian.

Veterani e nisi ndeshjen në Belgjikë në moshën 40 vjeç e 241 ditë, duke e bërë atë lojtarin më të vjetër në historinë e Champions League, duke përjashtuar portierët.

Pepe theu rekordin e Roberto Donadoni dhe David Weir, dy lojtarë që luajtën në Champions League me 40 vjet e 211 ditë respektivisht në 2006 dhe 2011.

/GazetaBlic Sport