Lajme

Sulm ndaj personit zyrtar në Pejë, arrestohet një i dyshuar

10/26/2023 09:20
nga:N K

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.

Një person është arrestuar të mërkurën e 25 tetorit, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë dhe i njëjti në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.