Negociatat për lirimin e më shumë pengjeve të Hamasit në Gaza janë duke vazhduar, por mund të rrezikohen nga një ofensivë tokësore izraelite, kanë paralajmëruar ndërmjetësit e Katarit.
“Nëse ne mund të vazhdojmë diskutimet midis të dyja palëve, ne duhet të shohim një lloj përparimi, shpresojmë së shpejti”, tha Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al Thani, ministri i Jashtëm i Katarit.
Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha më vonë një përshkallëzim në Gaza, duke përfshirë çdo inkursion të pritshëm tokësor nga Izraeli, do të ndërlikonte negociatat e larta për fatin e pengjeve, raporton Sky news, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani janë liruar vetëm katër pengje kurse më shumë se 200 u rrëmbyen nga Izraeli që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.


