Lajme

Deputetja e PDK-së tregon skandalin e Gërvallës: Zhgënjyese për Kosovën, a thua Vjosa e Albini a kanë ndonjë koment

10/25/2023 19:44
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se e zeza e këtij vendi nuk ka të ndalur dhe nuk ka më skandaloze e zhgënjyese për Kosovën që kryediplomatja Gërvalla ia paska ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo qasje tregon se Kosova s’ka diplomaci të jashtme, derisa ka pyetur se a kanë ndonjë koment Vjosa e Albini.

Postimi i saj i plotë:

E zeza e këtij vendi nuk ka të ndalur! Nuk ka më skandaloze e zhgënjyese për Kosovën!

Në kohen kur Republikës së Kosovës i duhet më së shumti aktiviteti diplomatik për të plasuar të vërteten e saj, kryediplomatja Gervalla ia paska ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin.

“Në raportin e rregullt javor (16-20 tetor) të ambasadave të Kosovës që dorëzohet në MPJD, shkruan që Amb. Faruk Ajeti në Berlin ka pasur instruksione nga Ministrja Gëvalla që të ndaloj çdo komunikim përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë.”

Kjo qasje tregon atë që e kemi thënë deri me tash: Kosova nuk ka politikë të jashtme! Ka diplomaci të fjetur dhe nuk ekziston si temë në tryezat ndërkombëtare.

A thua Vjosa e Albini a kanë ndonjë koment!!!