Sporti

Prishtina 01 fiton me spektakël në Ligën e Kampionëve ndaj Kampuksen Dynamo

10/25/2023 16:58
nga:Mergim Rreci

Prishtina 01 e ka nisur me fitore fantastike fazën grupore të “Main Round” në Ligën e Kampionëve, në futsal

Kampionia e Kosovës dhe dy herë fituesja e Kupës së Kosvës në futsall, të mërkurën mposhti skuadrën finlandeze Kampuksen Dynamo me rezultatin 6:0.

Ishte një paraqitje spetakolare nga të drejtuarit e Haki Ahmetit, të cilët shkëlqyen me dy gola në pjesën e parë dhe katër të tjerë në pjesën e dytë.

Halim Selmanaj shënoi një gol, Ylli Mazreku dy herë, Alaj dhe Krasniqi nga një tjetër, kurse autogol shënoi portieri kundërshtar, Juha-Matti Savolainen.

Përfaqësuesi i klubit, Oso Gjinovci nga Lituania për ‘GazetaBlic’ tha se paraqitja e djelmoshave ishte fantastike.

Paraqitja në ndeshjen e sotme ishte fantasatike, një fitore që nuk do shumë koment. Ne treguam se jemi një skuadër  e organizuar dhe se nuk kemi udhëtuar vetëm për pjesëmarrje. Presim rezultate tjera pozitive“, tha Gjinovci.

Kujtojmë se Prishtina do të ketë edhe dy ndeshje të tjera, nesër nga ora 18:00 ndaj Kauna Zalgiris. Brenda këtij grupi është edhe AEL nga Qipro.

/GazetaBlic Sport/