Sporti

Koliçi: Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë

10/25/2023 16:31
nga:Mergim Rreci

Përkrah trajnerit Ilir Daja u shfaq edhe Enea Koliçi në konferencën për shtypin përpara takimit Ballkani-Astana.

Portieri i kampionëve të Kosovës u ndal tek dueli ndaj ekipit kazak në grupin C të Conference League, ku ndër të tjera tha:

“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë. Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Astana nuk është ekip i dobët, edhe pse nuk ka fituar ende në grupe. Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten”.

Ballkani pret Astanën në “Fadil Vokrri” të enjten (18:45), sfidë ku do të synohet fitorja e radhës pas asaj me Dinamon e Zagrebit.