Lajme

Bastiset edhe shtëpia e të plagosurit në sulmin terrorist të Banjskës

10/25/2023 13:20
nga:N K

Policia e Kosovës është duke i vazhduar bastisjes në veri në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Bastisja është kryer edhe në shtëpinë e Vladimir Toliqi, i cili ndodhet në paraburgim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, e ka konfirmuar lajmin.

Ai po ashtu ka thënë që nuk ka ende të arrestuar.