Lajme

Beqiri: Nuk mbaj mend që Kunjufca ka hedhur gazë lotsjellës

1 vitë më parë
nga:N M

Pas Adem Grabovcit, në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellëse në Kuvend, në cilësinë e dëshmitarit po dëgjohet edhe Ismet Beqiri ish-deputet i LDK-së, i cili edhe ai tha se nuk i kujtohet se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

“… Ajo që mund të them është se edhe në Kryesi të Kuvendit dhe në seanca ka pasur hedhje të gazit lotsjellës, por po them me përgjegjësi të plotë se nuk mbaj mend që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit z. Kunjufca ka hedhur gazë lotsjellës, por nuk mundem të them diçka që nuk e mbaj mend”, ka thënë Beqiri.

Edhe Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thotë se nuk i kujtohet që ndonjëherë Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës.

Këtë deklarim Grabovci e ka bërë të mërkurën në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellëse në Kuvend.

Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Musata. Grabovci po dëgjohet në seancë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin ku Glauk Konjufca, atëherë deputet, po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.