Lajme

‘Sekuestrohen 182 kg marihuanë’, Sveçla: Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve

10/25/2023 10:58
nga:Y I

Pas operacionit policor ku u sekuestruan 182 kilogramë marihunë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka shkruar se mbeten të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.

“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë. Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë” shkruan Sveçla raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Policia sekuestron 182 kg marihuanë, dyshohet se ishte transportuar nga Serbia- arrestohen dy persona