Monedhat e falsifikuara kanë pushtuar tregun e Kosovës raporton Gazeta Blic.
Vetëm gjatë vitit të kaluar Policia ka iniciuar 804 raste të “Falsifikimit të parasë” kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste të tilla.
Kështu kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic”.
“Policia e Kosovës i trajton të gjitha rastet bazuar në procedurat e parapara ligjore, kështu, çdo herë kur ka informacion se po kryhet ose është kryer një rast që është i inkriminuar në bazë të Kodit Penal (KP), ndërmerr masat dhe e trajton atë bazuar në procedurat e parapara.Edhe raste e ‘Falsifikimit të parasë’, policia i trajton bazuar në atë që u tha më lartë.Gjatë vitit të kaluar, policia ka iniciuar 804 raste të “Falsifikimit të parasë’, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste të tilla” thuhet në përgjigjen e P0licisë së Kosovës dhënë për “Gazeta Blic”.
Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, tha se këto monedha vijnë në tregun kosovar nga jashtë vendit.
“Vetë fakti se është e falsifikuar patjetër që e dëmton ekonominë reale dhe konkurencën e lirë duke dëmtuar edhe biznesin por njëherët edhe ekonominë e qytetarëve sepse qytetarët përballen me diçka të pavlerë, mbajnë në portofolin e tyre diçka që nuk është reale. Për monedhat false Kosova nuk duhet të atakohet për faktin se këto shtypen, prodhohen dhe emitohen në vende jashtë Kosovës. Vetëm përmes dilerëve mbushet tregu i Kosovës për fat jo të mirë, e vetmja gjë që mund të bëjë Kosova përmes organeve të rendit është denoncimi përmes qytetarëve apo bizneseve” deklaroi Kadriaj për “Gazeta Blic”


