Sporti

Onana pret penalltinë në sekondat e fundit në Champions League

10/24/2023 23:09
nga:L J

Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Copenhagen në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.

Më meritori për këtë fitore ishte padyshim portieri Andre Onana, shkruan GazetaBlic Sport.

Onana priti penalltinë e Larsson në minutën e fundit të duelit dhe shpëtoi ekipin e tij, duke marrë fitoren 1-0.

Portieri priti goditjen e Larsson në minutën e 97’të – duke mbajtur rezultatin dhe ia solli tre pikë të mëdha ekipit të tij.

Golin e vetëm për Man United e realizoi, Harry Maguire.

Ja momenti i penalltisë: