Skuadra italiane, Inter ka fituar sërish në Ligën e Kampionëve ndaj ekipit nga Austria, Salzburg.
Inter mposhti Salzburg me rezultatin 2-1, për të rrëmbyer tre pikë tjera në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Alexis Sanchez pas vetëm 17 minutave lojë.
Salzburg reagoi në pjesën e dytë me Gloukh, i cili realizoi në portën e Sommer pas 57 minutave lojë.
Por festa e ekipit mysafir nuk zgjati shumë, pasi Calhanoglu realizoi nga penalltia në minutën e 64’të dhe riktheu avantazhin e zikaltërve.
Inter tani ka shtatë pikë në grup në vendin e parë, teksa Salzburg në vendin e tretë me 3 pikë.
/GazetaBlic Sport