Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 700 të vrarë brenda një dite

10/24/2023 15:39
nga:Sh R

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të vdekjeve, duke vrarë mbi 700 persona gjatë një dite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi. Sulmet kanë ndodhur pas shpeshtimit të sulmeve nga Izraeli në Gazë pas sulmit të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 700 persona ditën e kaluar, tha më 24 tetor Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Kjo shifër paraqet një rritje të madhe të vdekjeve pas shpeshtimit të sulmeve izraelite në këtë territor.

Izraeli ka bombarduar pareshtur Gazën që kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet jugore izraelite më 7 tetor.

Që nga shpërthimi i luftës, numri i të vrarëve ka arritur në 5.791 në Gazë, përfshirë 2.360 fëmijë tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qidra. Të paktën 16.297 të tjerë janë plagosur, tha ai.

Ai tha se kanë pranuar 1.550 raportime për njerëz të zhdukur, përfshirë 870 fëmijë, duke sugjeruar se të zhdukurit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.