Lajme

Dështon për të pestën herë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, reagon deputetja e LDK-së

10/24/2023 14:50
nga:N K

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka reaguar pasi që për të pestën herë dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, shkruan Gazeta Blic.

Bunjaku – Rexhepi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, pushteti ka vendosur të mbaj në terr informativ opinionin e gjerë në lidhje me skandalin me rezerva shtetërore, e gjithë kjo po bëhet sepse pushteti me çdo kusht po tenton të fshehe vjedhjet në rezerva shtetërore.

Tutje ajo shtoi se, i gjithë ky hezitim për zbardhjen e të vërtetës rreth keqpërdorimeve me rezerva shtetërore më së miri arsyeton faktin se ky pushtet ka frikë nga faktet të cilat nuk do të mund t’i ndalin.

Postimi i plotë: