Monedhat 2-euroshe false kanë ‘vërshuar’ në masë të madhe tregun e Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, eksperti i ekonomisë, mustafë Kadriaj.
Kadriaj tha se për këtë problematikë nuk mund të atakohet Kosova pasi të njëjtat vijnë nga jashtë vendit.
“Vetë fakti se është e falsifikuar patjetër që e dëmton ekonominë reale dhe konkurencën e lirë duke dëmtuar edhe biznesin por njëherët edhe ekonominë e qytetarëve sepse qytetarët përballen me diçka të pavlerë, mbajnë në portofolin e tyre diçka që nuk është reale. Për monedhat false Kosova nuk duhet të atakohet për faktin se këto shtypen, prodhohen dhe emitohen në vende jashtë Kosovës. Vetëm përmes dilerëve mbushet tregu i Kosovës për fat jo të mirë, e vetmja gjë që mund të bëjë Kosova përmes organeve të rendit është denoncimi përmes qytetarëve apo bizneseve” deklaroi ai për “Gazeta Blic”
Eksperti i ekonomisë tha se lëvizja e këtyre monedhave është jashtëzakonisht e lartë në qarkullim.
Ai tregoi mënyrën se si të njëjtat mund të dallohen se janë të falsifikuara.
“Eshtë sfidë e madhe të parandalohet për vetë faktin se monedhat lekuiditetin e kanë jashtëzakonisht të lartë në qarkullim dhe zakonisht ato kalojnë tek pjesa e gastronomisë dhe tregtisë ushqimore. Lëvizshmëria e këtyre monedhave është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ka as kohë për t’i kontrolluar sepse aq shumë kanë avancuar prodhuesit e monedhave false po ashtu edhe kartmonedhave. Vetëm nga barkodi kartmonedhat mund të dallohen është origjinal apo fals përndryshe të gjitha specifikat i kanë të njëjta me ato orugjinalet.Edhe tek monedhat metalike është shumë sfiduese të dallohen për faktin se ti nuk ke komoditetin që në bazë të peshës ta vlerësosh se çfarë metali është.Si eksperti i ekonomisë mund të them se ne nuk mundemi me e lujt rolin e Forenzikës së ekopnomisë për me e njoht atë problematikë e sidomos kur flasim se është lëvizshmëria, lekuiditeti dhe qarkullimi i madh” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.

Mustafë Kadriaj, Ekspert i ekonomisë


