Lajme

Nisma për braktisjen e fesë Islame, Musliu: Një njeri që s’beson në Zot, prodhon tmerr e humnerë

10/24/2023 13:47
nga:Genita C

Osman Musliu, i njohur si Mulla Musliu në një intervistë për GazetaBlic ka folur për nismën e braktisjes së fesë islame.

Mulla Musliu thotë se kjo është një ideologji e dështuar.

Musliu thotë tutje se, një njeri që s’beson në Zot prodhon tmerr dhe humnerë.

Intervista e plotë:

Në Deçan po formohet lëvizja për brakstisjen e fesë islame, si po e sheh këtë dukuri?

Pikë së pari ata t’shkretit skanë faj. Ata janë fajtorë që po mundohen me praktiku një ideologji të mbrapshtë që na e ka msuar komunizmi i Enverit e i Titos. Për këtë arsye ata mu dhimsen që ende e marrin seriozisht një ideologji të dështuar, një ideologji që as vet nacional komunistat më si besojnë.

Së dyti, duhet me qartësu që as shqiptari e as naj komb tjetër nuk kanë një fe të caktuar. Fqinjët tanë për shkak se e kanë bë këtë gabim, dmth e kanë unifikuar kombin me një fe, dmth kombi Serb edhe Kishen ortodokse, e dijmë se çka kanë bërë.

Për këtë arsye, ska nevojë as me u mundu me etiketu një fe si ma shqiptarë e as s’ka nevojë me shpik fe t’shqiptaris. Edhe kombi edhe feja janë dy sene tmira kur rrinë n’vend t’vet. Kur të përzihen atëherë prodhojnë dëme të mëdha.

Kush e ka instalu një qasje të tillë?

Siç u pa edhe tek ajo mbledhje, këtu tek ne, elita komuniste por edhe kjo kinse demokratike e që janë t’bijtë e poatyre komunistëve, e kanë një problem shumë t’thellë me Islamin. Ata bënin thirrje për braktisje të Islamit. Pse nuk ke braktisje e krejt feve po veç Islamit?! Kjo tregon se problemi themelor është Islami. Edhe këtë qasje e ka instalu komunizmi, e ka vazhdu edhe mas të 90’ve elitat politike e intelektuale e po e vazhdojnë disa ende.

Tek shumica e këtyre njerëzve është ky problem: Zgjidhja e problemit të shqiptarëve me fenë bëhet përmes zhdukjes së Islamit nga këto troje. Kjo ka qenë ëndrra e Enver Hoxhës. Tash problemi është se pasi Islamin s’mujti me zhduk as Enveri as Fadili e as Jugosllavia, kjo ngjallë shumë mllef e urrejtje.

Si mund të zgjidhet ky problem?

Zgjidhja sipas meje është: Me pranu që ne jemi popull me shumicë muslimane edhe me zhvillu politika të mençura në përputhje me qëllimet tona strategjike për integrim në Perëndim. Ska nevojë me u paraqit diçka çka s’je. Por këtu ka një problem të thellë të komplesimit pse jemi musliman.

Një aspekt tjetër që kësaj kategorie të njerëzve që mllefi e urrejtja ndaj Islamit ua ka mbyllë sytë është edhe ky: Po e marrim si shembull se shqiptarin e zhveshëm nga çdo fe, nga tradita e krejt këto pjesë tjera që e përbëjnë aspektin tonë moral si individ e popull, atëherë lind pyetja: a e dini ju çfarë shqiptari del prej këtu?! A e dini që prej këtu del një përbindësh?.

Do të thotë një njeri që s’beson n’Zot, si tutet Zotit, që u zhvesh nga tradita e kultura fetare e kombëtare e trashëguar me shekuj, aq më shumë kur e marrim parasysh që s’kemi a nxjerrë në pah asgjë në vend të asaj: Kjo prodhon tmerr, kjo është humnerë.

Një sëmundje që e kena na zakonisht është: E menojna vetën shumë t’veçantë, ndryshe prej botës; veçmas krejt dynjas.
Shqipëria është vendi i vetëm n’botë që e ka shpall vetën shtet ateist. Dmth as Franca as Gjermania e as ni shtet tjetër veç na.Krejt shtetet perëndimore janë shtete laike e sekulare, por njerëzit atje vazhdojnë me besu e me ekzistu fetë.

Veç na bëjmë thirrje për largim prej feve se Feja e shqiptarit Shqiptaria! Kjo përveç se është injorancë, është edhe tragjike, madje tragjikomike!

“Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame”- Flet për “Gazeta Blic” një nga pjesëmarrësit e këtij takimi!