Pas largimit të Sendal Alirifës në krye të Malishevës është vendosur trajneri, Qëndrim Kida.
“Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi e falënderoi trajnerin Alirifa për punën e përbashkët në ndeshjet e këtij edicioni, duke i dëshiruar suksese të tjera.


