Lajme

Analisti Lirim Mehmetaj “habit”: S’ekziston Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, nuk ka statut, është marrëveshje

10/23/2023 23:01
nga:G B

Analisti, Lirim Mehmetaj ka “habitur” me deklaratën e tij duke thënë se “nuk ekziston Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe” dhe se “nuk ka statut, por është marrëveshje”.

Ai ka shtuar se “Gjykata Kushtetuese po thotë se kur të bëjsh statutin, ki parasysh qeto nene mos i shkel”.

“Nuk ekziston Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe. Na nuk e dijmë saktësisht se si ka me kanë. Për qita na duhet me kon statuti. E masnej statutin mundemi me vlerësu a është mrena a jashtë. Sepse Gjykata Kushtetuese po thotë kur të bëjsh statutin, ki parasysh qeto nene mos i shkel. Pra, nuk ka ndodhë hala. Nuk mundesh sot me thanë qekjo marrëveshje e bjen një Asociacion antikushtetues. Ka mundësi, me shumë gjasë po”, ka thënë Mehmetaj.

Ndërsa, analisti Dibran Hoxha, i “habitur” me fjalët që i dëgjoi iu drejtuar analistit, Lirim Mehmetaj duke i thënë “deri para një jave na ke qit veshtë duke thënë se është bërë Asociacioni”.