Kryeministri Albin Kurti, së fundmi ka thënë se sulmin terrorist në Banjskë e ka organizuar Klani Novi Sadit, në krye me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe se sipas tij do duhej që BE-ja dhe ShBA-të të formojnë një Gjykatë Speciale për këtë grup, raporton Gazeta Blic.
Lidhur me këtë, për Gazeta Blic ka folur analisti politik Fidan Ukaj.
Sipas tij, e mira më e madhe për këtë rast është që të paraqitej para organeve të Kosovës dhe të bëhej presion ndaj Serbisë.
“Mendoj se sjellja në përgjegjësi penale e këtij grupi terrorist para organeve ligjeve zbatuese të Kosovës do të ishte ndihma më e madhe që SHBA-të dhe BE-ja do t’i bënin këtij procesi, përmes presionit mbi Serbinë”, tha Fidan Ukaj për Gazeta Blic.


