Gjithnjë e më shumë, profesionet po ndërrojnë faqe duke u zhvilluar online.
Modelet, dizajnerët, arkitektët apo çdo profesion tjetër krijues, po ndryshon falë teknologjisë dhe pajisjeve të reja. Projektet, videot dhe reel-s me miliona shikime, fotot perfekte të shkrepura në vendin e duhur duket se janë vendimtare për suksesin e gjithëkujt që dëshiron të triumfojë në botën online. Talenti po nxitet nga pajisjet e zgjuara duke çuar kreativitetin në nivele të pazbuluara më parë.
Kah punës e orëve të tëra që njerëzit shpenzojnë për të krijuar kontent, gjithmonë duket se dikush do e ketë më të lehtë. Arsyeja? Investimi që bën në pajisjet që realizojnë të gjithë kontentin vizual, telefoni juaj inteligjent. Samsung ka prezantuar gjeneratën e pestë të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip5 dhe pa asnjë dyshim, këto pajisje janë zgjedhjet që çdo i apasionuar pas krijimtarisë duhet të bëjë. Dizajni që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, janë vetëm disa nga përfitimet që seria e re Galaxy Z ofron.

Çoni më tej pasionet tuaja me Galaxy Z Flip5
Samsung Electronics me pajisjet e reja të palosshme shënon një epokë të re të përvojës më të mirë të kësaj serie. Kamera epike vazhdon t’u japë përdoruesve liri për të eksploruar krijimtarinë e tyre, por me përparimet shtesë të kamerës, çdokush do të ndihet si një fotograf profesional. Me Galaxy Z Flip5 krijimi i përmbajtjeve fenomenale do të jetë edhe më i lehtë.
Këto pajisje të pakrahasueshme zhbllokojnë aftësitë e jashtëzakonshme të kamerës si FlexCam për të nxjerrë foto nga këndvështrime krijuese. Me performancë të fortë dhe një bateri të optimizuar të mundësuar nga procesori më i fundit, seria Samsung Galaxy Z transformon atë që është e mundur të bësh me një smartphone – të hapur ose të mbyllur.

Një kamerë me më shumë megapikselë, nga dita në natë
Galaxy Z Flip5 shton përmirësime të zgjidhjeve të AI në përvojën e fuqishme të kamerës, duke i dhënë jetë çdo fotoje pavarësisht ndriçimit. Me aftësitë e përmirësuara të Nightography, edhe nëse drita është e ulët falë inteligjencës artificiale të përmirësuar, të gjitha fotot do të optimizohen sipas kushteve e ndriçimit të ambientit. Algoritmi i përpunimit të sinjalit të imazhit me fuqi AI (ISP) korrigjon çdo zhurmë vizuale që zakonisht prish imazhet në dritë të ulët, ndërsa përmirëson detajet dhe tonin e ngjyrave. Edhe në distancë, fotot janë më të qarta me zmadhimin digjital. Sistemi i përshtatur për pothuajse çdo nivel ndriçimi dhe i projektuar për të dhënë detaje të jashtëzakonshme do jetë As-i juaj nën mëngë. Filmimi i një kënge të preferuar në një koncert, shkrepja e një selfie në akuarium ose shkrepja e një fotografie në grup në mbrëmje do të ketë një tjetër cilësi.

Opsioni që të gjithë po kërkonin
Të gjithë qofshim fotografë profesionalë apo jo, kur postojmë një foto online apo një video sigurohemi që të kemi dhënë më të mirën tonë. Me Galaxy Z Flip5, një nga veçoritë kryesore është FlexCam, perfekt për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht telefonin. Me Quick Shot të përmirësuar mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore. E përpos funksionalitetit, Galaxy Z Flip5 sjell stil dhe prakticitet që përshtatet lehtësisht në xhepin e të gjithëve, pa sakrifikuar performancën. Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung vizitoni linkun.


