Lajme

Gjendet e vdekur një grua tek penda e Livoqit në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

10/23/2023 18:20
nga:G B

Është trup i pajetë i në gruaje rreth 40-vjeçare është gjetur tek penda e Livoqit në Gjilan, raporton teve1.info

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ndjera dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas Hashanit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikësve.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Hashani.