Një tragjedi tronditi futbollin brazilian.
Mbrëmjen e djeshme, para ndeshjes mes Flamengos dhe Vasco da Gama, një burrë ka humbur jetën në përleshjet mes dy tifozëve që ndodhën pranë stadiumit Maracaná, ku do të luhet finalja e Copa Libertadores mes Boca dhe Fluminense, përcjell GazetaBlic Sport.
Viktima është qëlluar, ka pasur edhe katër të plagosur rëndë.
Episodi ndodhi në stacionin e trenit Cosmos, në zonën perëndimore të Rio de Janeiro. Policia arrestoi 76 persona.
/GazetaBlic Sport


